Ndërlidhjet

logo-print

Nedelkoviq: Serbët nuk e duan integrimin


Mitrovicë

Mitrovicë

Përfaqësuesi i serbëve të veriut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka deklaruar se veriu i Kosovës nuk mund të integrohet me dhunë në institucionet kosovare.

Ai ka thënë se vetëm institucionet serbe garantojnë mbijetesën e serbëve në veri.

“Komuniteti serb në veri nuk e do integrimin. Integrimi do të thotë standard më i ulët i jetesës dhe humbje e vendeve të punës. Qytetarët nuk mund të pranojnë humbjen e identitetit të tyre”, ka thënë Nedelkoviq për mediat serbe.

Ai i ka cilësuar si të pamundura bisedimet e drejtpërdrejta për veriun, ndërmjet serbëve dhe Prishtinës, proces ky në të cilin insiston bashkësia ndërkombëtare.

“Adresa për bisedime, kur është në pyetje veriu dhe e gjithë Kosova, është Beogradi zyrtar. Mendoj se në këtë delegacion duhet të përfshihen edhe serbët e veriut të Kosovës”, ka thënë Nedelkoviq.

Për integrimin e veriut, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e një zyre administrative në këtë pjesë.

Kjo zyrë pritet të fillojë punën në fund të qershorit dhe, siç është paralajmëruar, do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG