Ndërlidhjet

UGK: Nenet 37 dhe 38, në kundërshtim me Kushtetutën


Ilustrim

Ilustrim

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka pranuar me shqetësim miratimin e Kodit Penal të Kosovës, nga ana e Kuvendit, së bashku me nenet 37 dhe 38, të cilat e cenojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave.

Në një komunikatë për shtyp, UGK konsideron se "miratimi i këtyre dy neneve të Kodit Penal, pa ndryshimin e tyre është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

Unioni i Gazetarëve të Kosovës, është pro rregullimit të legjislacionit për mediat në Kosovë, duke përfshirë edhe Kodin Penal, por, kundërshton çdo lloj tendence e cila do ta dëmtonte lirinë e tyre dhe do ta vështirësonte punën e gazetarëve, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG