Ndërlidhjet

Vllahiu: Zhgënjim i thellë me atë çfarë ndodhi në Kuvend


Ilustrim
Ilustrim
Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e thellë me atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, më saktësisht me dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.

Në një prononcim për televizionin publik të Kosovës, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes, Atifete Jahjaga, ka shprehur "poashtu zhgënjimin që deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe komuniteti i gazetarëve nuk kanë arritur të akomodojnë kërkesat e njërës dhe të palës tjetër".

"Kemi shënuar një hap prapa në këtë çështje".

Vllahiu ka thënë se aktualisht po shqyrtohen mundësitë ligjore e kushtetuese për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar.
XS
SM
MD
LG