Ndërlidhjet

Stefanoviq: Qeveria e obliguar t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën


Borisllav Stefanoviq

Borisllav Stefanoviq

Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha sot se qeveria e re duhet ta vazhdojë dialogun me Prishtinën.

Në konferencën e sotme për shtyp në Beograd, Stefanoviq theksoi se qeveria e Re e Serbisë është e obliguar t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme.

“Problem serioz është çështja e pazgjidhur e autotargave, liria e lëvizjes dhe përfaqësimi rajonal i Kosovës, gjegjësisht pyetja se a do të gjendet fusnota në tabelë apo jo”, tha Borisllav Stefanoviq.

Ai mëtutje theksoi se ekipi i ri i qeverisë për bisedime me Prishtinën do të ketë detyrë të vështirë, por beson se do të arrijë rezultat të mirë.

Zoti Stefanoviq është shprehur se serbët të jug të lumit Ibër duhet sa më parë t’i marrin targat KS dhe t’i vendosin në automobilat e tyre, në mënyrë që të mos jenë viktima të keqtrajtimit.

“Duhet realisht ta shikojmë situatën në Kosovë, që strukturat politike sa më shumë të largohen nga retorika nacionaliste dhe ta shqyrtojmë çështjen e autotargave dhe lirisë së lëvizjes”, tha Borisllav Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG