Ndërlidhjet

Raporti: Siria e rrëzoi aeroplanin luftarak të Turqisë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Turqisë për sot ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të krizës, pasi njëri nga aeroplanët e saj luftarakë konsiderohet i zhdukur afër kufirit me Sirinë.

Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri, Rexhep Tajip Erdogan, dhe shefat e lartë ushtarakë dhe të inteligjencës.

Nga ana tjetër, BBC-ja, duke u mbështetur në agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, ka raportuar se Siria ka kërkuar falje për rrëzimin e aeroplanit luftarak turk.

Ushtria e Turqisë ka njoftuar se e kishte humbur kontaktin me aeroplanin F-4 dhe me dy anëtarë të ekuipazhit, derisa ata fluturonin në bregdetin e Mesdheut, afër Sirisë.

Sot në mëngjes, rrjeti turk NTV raportoi se aeroplani ishte rrëzuar në ujërat territoriale të Sirisë dhe se rojet turke dhe siriane po bashkëpunonin në kërkimin e aeroplanit dhe ekuipazhit të tij.
XS
SM
MD
LG