Ndërlidhjet

Rusi: Opozitari dënohet për protestë të palejuar


Oleg Shein (majtas) gjatë një tubimi me mbështetësit e tij

Oleg Shein (majtas) gjatë një tubimi me mbështetësit e tij

Politikani opozitar rus, Oleg Shein, i cili ka protestuar për dyshime të vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale për disa muaj, sot është dënuar me 20 mijë rubla (605 dollarë amerikanë).

Shein, kandidat në zgjedhjet lokale më 4 mars në qytetin Astrakhan të Rusisë, është shpallur fajtor për mbajtjen e një aksioni publik të palejuar nga autoritetet më 12 qershor.

Shein tha se do të ankohet ndaj këtij vendimi gjyqësor.
XS
SM
MD
LG