Ndërlidhjet

Pakistan: Parlamenti e miratoi kandidatin e ri për kryeministër


Kryeministri Raja Pervez Ashraf

Kryeministri Raja Pervez Ashraf

I nominuari për kryeministër të ri në Pakistan, Raja Pervez Ashraf, sot është emëruar në këtë post, pasi kandidatura e tij u miratua në Dhomën e Ulët të Parlamentit, ku partia udhëheqëse në qeveri, Parita Popullore e Pakistanit, e ka shumicën.

Zgjedhja e zotit Ashraf u bë pasi nominimi i politikanit veteran, Makhdum Shahabudin, u zhvlerësua, meqë ishte lëshuar një fletarrest lidhur me akuza se ilegalisht ka importuar ilaçe, derisa ishte ministër i shëndetësisë.

Ndryshimi në qeverinë pakistaneze u shkaktua pasi Gjykata Supreme e diskualifikoi kryeministrin e deritashëm, Jusuf Raza Gilani, nga mbajtja e zyrës, për shkak të dënimit për mospërfillje të gjykatës duke e refuzuar rihapjen e rastit të korrupsionit kundër presidentit, Asif Ali Zardari.
XS
SM
MD
LG