Ndërlidhjet

Erdogan nuk e konfirmon rrëzimin e aeroplanit nga Siria


Aeroplani luftarak turk F-4 gjatë ushtrimeve në vitin 2010
Aeroplani luftarak turk F-4 gjatë ushtrimeve në vitin 2010
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se nuk mund ta konfirmoj se aeroplani luftarak turk ishte rrëzuar nga Siria.

Më herët, raportohej se Erdogan kishte thënë se Siria e kishte rrëzuar aeroplanin F-4 afër bregdetit të Sirisë dhe se Damasku menjëherë kishte kërkuar falje.

Por, më vonë Erdogan në një konferencë për shtyp tha se “ne e humbën aeroplanin dhe ne ende nuk kemi informacion se çka ka ndodhur dhe nëse ai është rrëzuar”.

Ai mëtutje theksoi se Turqia dhe Siria po punojnë së bashku në operacionin e kërkim – shpëtimit.
XS
SM
MD
LG