Ndërlidhjet

logo-print

Aksident rrugor në Kroaci, 7 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Mediat çeke dhe kroate raportojnë se të paktën shtatë persona kanë vdekur kur një
autobus çek ka ndërruar drejtim në një autostradë në Kroaci, të shtunën në mëngjes.

Njoftohet për 42 të lënduar, kur autobusi ka kaluar pëmes një barriere mbrojtëse, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në jugperëndim ët Zagrebit. Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK thotë se autobusi doli nga rruga malore, pasi që ngasësin e zuri gjumi.

Policia po zhvillon hetimet. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt në Gospiq.
XS
SM
MD
LG