Ndërlidhjet

Konfirmohet rrëzimi i aeroplanit turk


Aeroplan i Foracev Ajrore të Turqisë
Aeroplan i Foracev Ajrore të Turqisë
Turqia ka konfirmuar se një aeroplan i Forcave Ajrore të Turqisë, që konsiderohej i zhdukur që nga e premtja e hershme, është rrezuar nga Siria.

Zyra e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi këtë deklaratë pas një takimi urgjent midis Erdoganit, kabinetit të tij dhe ushtrisë.

Erdogan tha se do të vendosë për mënyrën e veprimit, pasi që të jenë gjetur të gjitha faktet.

Zyra e tij tha gjithashtu se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për të gjetur pilotët e zhdukur.

Ushtria e Turqisë nuk dha detaje mbi misionin e aeroplanit, por disa raporte të televizioneve turke thanë ai ishte në një fluturim zbulues.

Incidenti ka të ngjarë të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet në mes të Damaskut dhe Ankarasë, e cila i ka mbështetur thirrjet që presidenti Bashar Asad të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG