Ndërlidhjet

Më 9 korrik, rinis procesi ndaj Mlladiqit


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Tribunali për Krime Lufte i ish Jugosllavisë tha se procesi gjyqësor për gjeneralin e serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq do të vazhdojë më 9 korrik, pasi që ishte pezulluar gjatë këtij muaji.

Mlladiq, që është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Procesi gjyqësor qe shtyrë, një ditë pasi filloi, për një afat të pacaktuar, për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.

Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë nuk ia ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladiqit, për çka ka qenë ligjërisht e detyruar ta bëjë.
XS
SM
MD
LG