Ndërlidhjet

Euro 2012: Franca përballet me Spanjën


Ilustrim

Ilustrim

Ish kampionja e botës dhe e e Evropës, Franca përballet sot me kamiponen aktuale evropiane, Spanjën në ndeshjen e çerekfinales të Euros 2012, që mbahet në Donetsk të Ukrainës.

Spanja nuk e ka mposhtur kurrë Francën në gjashtë ndeshjet konkurruese, dhe humbjet e fundit janë ato në Kupën e Botës të vitit 2006.

Fituesi i ndeshjes së shtunës do të luajë kundër Portugalisë.

Të premten në Gdansk, Gjermania u kualifikua në gjysmëfinale duke e mundur Greqinë 4-2.

Gjermania, tri herë kampione evropiane, tani do të luajë me fituesin e çerekfinales që del nga loja mes Anglisë dhe Italisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përcolli nga afër ndeshjen, që u mbajt në Gdansk.

Raportet thonë se Merkel do të marrë pjesë edhe në finale në Kijev, po që se Gjermania kualifikohet.
XS
SM
MD
LG