Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ish trajneri dënohet për abuzim seksual me fëmijë


Ilustrim

Ilustrim

Ish asistenti i trajnerit të futbollit amerikan në Penn State University Xherri Sandaski është dënuar për 45 akuzat në procesin e tij gjyqësor për abuzimin seksual me fëmijë.

Anëtarët e jurisë e bënë të ditur vendimin, pasi që kishin peshuar 48 pikat që e akuzonin atë se ka abuzuar me 10 djem, për një periudhë 15 vjeçare.

Paneli ka dëgjuar dëshmi përgjatë shtatë ditëve, përfshirë ato të tetë të rinjve, që kanë thënë se janë vitima të tij. Ndërsa, për dy viktima tjera, kanë dëgjuar pprmes dëshmitarëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG