Ndërlidhjet

Gyl: S'mund të injorohet rrëzimi i aeroplanit


Presidenti turk, Abdullah Gyl
Presidenti turk, Abdullah Gyl
Presidenti Abdullah Gyl tha se nuk është e mundur që Turqia ta injorojë faktin se Siria e ka rrëzuar një aeroplan luftarak turk.

Gyl, duke folur pasi që Siria zyrtarisht konfirmoi se ajo e kishte qëlluar një aeroplan turk të premten, ka thënë se çdo gjë që ka nevojë të bëhet pas incidentit “do të bëhet.”

Ai tha se një hetim mbi incidentin do të vërtetojë nëse aeroplani ishte në hapësirën ajrore turke kur u rrëzua.

Gyl tha gjithashtu se Ankaraja ka qenë në kontakt telefonik me Damaskun, derisa operacioni i kërkimit për aeroplanin e zhdukur dhe pilotët e tij është duek vazhduar.
XS
SM
MD
LG