Ndërlidhjet

Asad nxjerr dekret për qeveri të re


Presidenti i Sirise, Bashar al Asad
Presidenti i Sirise, Bashar al Asad
Televizioni shtetëror i Sirisë tha se presidenti Bashar al-Asad ka lëshuar një dekret për formimin e qeverisë së re, më pak se dy muaj pas zgjedhjeve kundërthënëse parlamentare, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Televizioni tha se kabineti i ri do të udhëhiqet nga ministri aktual i agrikulturës Riad Hixhab, që është një besnik i fuqishëm i Asadit dhe anëtar kryesor i partisë Bathe në pushtet.

Ndërkohë, aktivistët opozitarë thanë se të paktën 50 njerëz janë vrarë të premten në Siri, në luftimet në mes të kryengritësve dhe forcave besnike të Asadit.
XS
SM
MD
LG