Ndërlidhjet

Në Ditën Olimpike – sporti kosovar i izoluar


Logo e Olimpiades se sivjetme në Londër

Logo e Olimpiades se sivjetme në Londër

Me rastin e 23 qershorit - Ditës Olimpike, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka theksuar se “Republika e Kosovës është krenare me gjithë ata njerëz që për vite me radhë, me shumë pasion dhe vullnet, punuan për zhvillim dhe avancim të sportit”.

Por, ai ka përmendur edhe faktin qe Kosova ende mbetet e izoluar në garat ndërkombëtare.

“Kjo datë, është padyshim një moment kujtese dhe vizioni për të gjithë botën. Aq më tepër për ne, që për shkak të padrejtësive të mëdha, për shkak të izolimit, nuk kemi rastin të dëshmohemi edhe më shumë në garat ndërkombëtare sportive. Përkundër kësaj, ne duhet të mbajmë gjallë shpresat dhe të besojmë në punën tonë të përbashkët, falë së cilës ne sot jemi më mirë sesa që ishim dje. Bota ka filluar ta kuptojë padrejtësinë që po na bëhet dhe dyert për ne po hapen”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai u ka drejtuar mesazh sportistëve të Kosovës duke thënë se “duke shtuar funksionalitetin dhe profesionalizmin e federatave dhe KOK-ut, dhe në bashkërenditje të veprimeve me MKRS–në, në një të ardhme jo të largët do të jeni pjesë e familjeve sportive ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG