Ndërlidhjet

Kopja e Kushtetutës e Uashingtonit shitet për 9.8 mil $


Xhorxh Uashington, pikturë

Xhorxh Uashington, pikturë

Libri që përmban kopjet personale të Kushtetutës amerikane të Xhorxh Uashingtonit, u shit në një ankand për 9.8 milionë dollarë.

Libri, kopje e Uashingtonit mbi “Aktet e Kongresit,” u shit të premten nga shtëpia e ankandeve Christie e Nju Jorkut.

I shtypur në vitin 1789, gjatë vitit të parë të Uashingtonit në detyrë si presidenti i parë amerikan, para shitjes, libri është vlerësuar 3 milionë dollarë.

Ai përmban nënshkrimin e Uashingtonit në ballinë, si dhe Kushtetutën amerikane dhe një Ligj për të Drejtat e njeriut.

Dy kopje të ngjashme u shtypën atëbotë- një për sekretarin e atëhershëm të Shtetit, Tomas Xheferson dhe një tjetër për të kreun e parë të Gjykatës Supreme të SHBA-së, Xhon Xhei.
XS
SM
MD
LG