Ndërlidhjet

logo-print

Të dielën, rezultatet për presidentin e Egjiptit


Zgjedhjet në Egjipt

Zgjedhjet në Egjipt

Komisioni Zgjedhor i Egjiptit tha se rezultatet zyrtare të balotazhit presidencial të javës së kaluar do të shpallen të dielën më 24 qershor.

Fitorja është pretenduar si nga kandidati i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Morsi, ashtu edhe nga ish kryeministri në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik.

Rezultatet fillimisht qenë planifikuar të shpalleshin më 21 qershor, por u shtyen, për të shqyrtuar ankesat e të dy palëve.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra egjiptianë janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros.

Demonstruesit në Tahrir po protestojnë kundër këshillit ushtarak në pushtet, i cili javën e kaluar i dha vetes pushtet gjithëpërfshirës legjislativ dhe ekzekutiv pas shpërndarjes së parlamentit të dominuar nga islamistët.
XS
SM
MD
LG