Ndërlidhjet

Aksidenti në Kroaci, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri kroat i Shëndetësisë, Rajko Ostojiq deklaroi se të gjithë të mbijetuarit në aksidentin rrugor të autobusit çek janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ministri Ostajiq ka thënë se shërbimet emergjente kanë bërë gjithçka është e mundur për të minuar pasojat e tragjedisë.

Mediat çeke dhe kroate raportojnë se të paktën tetë persona kanë vdekur kur një
autobus çek ka ndërruar drejtim në një autostradë në Kroaci, të shtunën në mëngjes.

Njoftohet për mbi 40 të lënduar, kur autobusi ka kaluar pëmes një barriere mbrojtëse, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në jugperëndim të Zagrebit. Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK thotë se autobusi doli nga rruga malore, pasi që ngasësin e zuri gjumi.

Policia po zhvillon hetimet. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt në Gospiq.
XS
SM
MD
LG