Ndërlidhjet

Masat shtrënguese, Greqia kërkon shtyrje


Anëtarët e rinj të qeverisë greke
Anëtarët e rinj të qeverisë greke
Qeveria e re e Greqisë tha të shtunën se do të kërkojë që të anulojë disa taksa, që të ndalojë disa pushime nga puna në sektorin publik dhe të zgjasë për dy vjet afatin e ndërmarrjes së masave shtrënguese, të vendosura në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të shpëtimit.

Deklarata politike u lëshua nga koalicioni tre- partiak, pak pasi që kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras, me sukses iu nënshtrua një operacioni në sy.

Inspektorët e borxhit nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN pritet të kthehën në Athinë të hënën për të shqyrtuar gjendjen fiskale të vendit dhe të rifillojnë bisedimet e vonuar për shkak të ngërcit politik.

Ministri i financave Vasilis Rapanos, mbeti i shtruar në spital edhe të shtunën, pas një kolapsi që pësoi të premten.

Rapanos, një ish-bankier i emëruar të enjten, është dashur të betohet të premten, por ceremonia u shty për shkak të sëmundjes së tij.
XS
SM
MD
LG