Ndërlidhjet

Vërshime në Afganistan, 37 të vdekur


Vërshime në Afganistan
Vërshime në Afganistan
Zyrtarët afganë dhe ata të OKB-së thanë të shtunën se përmbytjet e shkaktuara pas shirave të rrëmbyeshëm kanë lënë të vdekur të paktën 37 njerëz në të gjithë vendin.

Dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Më shumë se 100 shtëpi, qindra hektarë të tokës bujqësore dhe dhjetra krerë të gjedheve dhe kafshëve tjera, gjithashtu kanë pësuar nga përmbytjet.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se shumica e rrugëve të pashtruara në provincën e goditur të Gorit, janë përmbytur rëndë, duke e bërë të vështirë shpërndarjen e ndihmave.
XS
SM
MD
LG