Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Klausin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj presidentin e Republikës së Çekisë Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci gjatë të cilit gjetën vdekjen 8 qytetarë çekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

"Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të vendit dhe emrin tim personal t'iu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pësuar në aksidentin e rëndë me përmasa tragjike për popullin tuaj", thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

"Në këto çaste të rënda pikëllimi për popullin çek, pranoni mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci dhe lutjet tona për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve", thuhet në telegram.
XS
SM
MD
LG