Ndërlidhjet

Kryeministri grek s'merr pjesë në samitin e BE-së


Kryeministri grek, Antonis Samaras
Kryeministri grek, Antonis Samaras
Greqia që po lufton me krizën e saj ekonomike, tha se kryeministri i ri, që po shërohet nga një ndërhyrje kirurgjike në sy, nuk do të mund të udhëtojë në një samit thelbësor të Bashkimit Evropian në këtë javë.

Një mjek i Antonis Samaras tha se kryeministri e ka të ndaluar fluturimin pas ndërhyrjes në retinën e syrit.

Edhe ministri grek i financave, i cili ende nuk është betuar, Vasilis Rapanos, do të mungojë në samit, për shkak se është hosptializuar të premten, pas një kolapsi që pësoi.

Ministri në largim i financave, Giorgos Zanias, që ka qenë kryengeociator për pakon e shpëtimit të Greqisë do të marrë pjesë në vend të tij.

Në samitin që mbahet me 28 dhe 29 qershor në Bruksel do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos.

Në samit pritej që Greqia të niste përpjekjet për të rinegociuar kushtet e marrëveshjes për masat shtrënguese të arritur me BE-në.
XS
SM
MD
LG