Ndërlidhjet

Turqia i dërgon notë proteste Sirisë


Harta e Turqisë
Harta e Turqisë

Televizioni turk raportoi se Ankaraja i ka dërguar një notë proteste Sirisë në lidhje me rrëzimin e aeroplanit luftarak turk në Mesdhe.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se aeroplani luftarak Phantom ka qenë në një mision trajnimi rutinor, kur pa qëllim ka hyrë në hapësirën ajrore siriane, dhe është qëlluar pasi që ishte kthyer në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur në ujërat siriane në një thellësi prej 1 mijë metrash.

Nuk është gjetur asnjë gjurmë e dy pilotëve.

Ankaraja ka bërë thirrje për një takim të aleancës ushtarake të NATO-s në lidhje me këtë çështje, që ndodhi në mes të zemërimit në rritje të Truqisë për shkak të trazirave më se njëvjeçare të përgjakshme në Sirinë e udhëhequr nga Bashar al-Asadi.

Mëherët, zyrtarët në Iran i kanë kërkuar Damaskut dhe Ankarasë që të tregojnë përmbajtje në lidhje më rrëzimin e një aeroplani luftarak turk.

Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi citohet të ketë kërkuar nga të dy palët që të ndjekin “zgjidhje paqësore” për hir të stabilitetit të rajonit.

Një aeroplan turk është rrëzuar mbi Mesdhe nga forcat siriane, pasi, siç ka thënë Siria, ai kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Turqia ka sugjeruar se shkelja nuk ka qenë e qëllimshme, por, ka paralajmëruar se është e gatshme, që të ndërmarrë “të gjithë hapat e nevojshëm” në lidhje me incidentin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun e ka përgëzuar Ankaranë për përmbajtje dhe ka kërkuar nga të dy palët që të zgjidhin problemin me rrugë diplomatike.(a.i.)
XS
SM
MD
LG