Ndërlidhjet

Turqia i dërgon notë proteste Sirisë


Harta ku tregohet vendi i rrëzimit të aeroplanit
Harta ku tregohet vendi i rrëzimit të aeroplanit
Televizioni turk raportoi se Ankaraja i ka dërguar një notë proteste Sirisë në lidhje me rrëzimin e aeroplanit luftarak turk në Mesdhe.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se aeroplani luftarak Phantom ka qenë në një mision trajnimi rutinor, kur pa qëllim ka hyrë në hapësirën ajrore siriane, dhe është qëlluar pasi që ishte kthyer në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur në ujërat sirianë në një tjellësi prej 1 mijë metrash.

Nuk është gjetur ansjë gjurmë e dy pilotëve.

Ankaraja ka bërë thirrje për një takim të aleancës ushtarake të NATO-s në lidhje me këtë çështje, që ndodhi në mes të zemërimit në rritje të Truqisë për shkak të trazirave më se njëvjeçare të përgjakshme në Sirinë e udhëhequr nga Bashar al-Asadi.
XS
SM
MD
LG