Ndërlidhjet

Orav vlerëson arritjet e Maqedonisë


 Aivo Orav
Aivo Orav
Shoh përkushtim të fuqishëm nga ana e Maqedonisë dhe shpresoj se të gjitha obligimet e përcaktuara do të jenë të implementuara në atë mënyrë siç parashihet në marrëveshjen e dialogut të lartë mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, është shprehur ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Orav, megjithatë, ka rikujtuar se deri më 30 qershor duhet të kryhen shumë punë dhe se ka më shumë se 140 qëllime që Qeveria e Maqedonisë duhet t’i përmbushë. Disa nga to janë shumë të qarta me afate qartë të definuara se kur duhet të përmbushen.

"Shpresoj se premtimet do të implementohen në atë mënyrë, në të cilën Qeveria u dakordua me Komisionin Evropian. Kishte disa mosmarrëveshje vitin e kaluar dhe me siguri kjo është arsyeja pse kanë dalë deklarata të tilla".

"Tash të dy palët i kanë vlerësuar pozitat e tyre, biseduan për atë që është e gabuar, çka duhet të bëhet dhe nëse tash shohim në aspekt historik çka shkoi keq, mendoj se asgjë nuk do të ndodhë"
, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, duke shtuar se nëse me sukses Maqedonia arrin të përmbyllë obligimet e përcaktuara, atëherrë me të drejtë mund të shpresojë që në vjeshtë të marrë rekomandim për fillimin e negociatave

"Nëse përmbushen, atëherë raporti për progres të vendit nga Komisioni Evropian do të jetë pozitiv dhe atëherë do të jetë thuajse e pamundur që vendi të mos marrë rekomandim për fillimin e negociatave dhe pastaj gjithçka do të jetë në duart e vendeve-anëtare për shkak se ato kanë të drejtë të vendosin nëse do të fillojnë negociatat apo jo Në rast se detyrohem të shkoj më tej me komentet, atëherë hyj në spekulime”, ka theksuar Orav, duke nënvizuar se për të arritur sukses duhet qenë dhe optimist.

"Në rast se nuk ka optimizëm dhe nëse themi se asgjë nuk do të bëhet nga puna - asgjë nuk do të dalë. Për këtë shkak them se duhet të jemi optimistë nga ana e Komisionit Evropian, ashtu edhe Qeveria duhet të tentojë që ta japë më të mirën dhe shpresoj se opozita dhe organizatat joqeveritare dhe të tjerët do të ndihmojnë në këtë proces sa është e mundur, për shkak se ky proces nuk është në interes vetëm të Komisionit apo vetëm të Qeverisë, por është në interes së shtetit", është shprehur për Radion Evropa e Lirë ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.
XS
SM
MD
LG