Ndërlidhjet

Ivanoviq: Dialog pa shefat e shtetit dhe qeverisë

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se presidenti dhe kryeministri i ri i Serbisë nuk do të jenë pjesë e ekipit negociator serb në vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Ai mendon se një gjë e tilll do të nëkuptonte njohje direkte, ose e tërthortë e pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se presidenti, por edhe kryeministri i ardhshëm duhet të ruhen që të mos bien në këtë kurth, që të takohen në takime bilaterale me dikë që nuk e pranojnë”, ka thënë Ivanoviq për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.

Ai ka deklaruar se është e qartë që në ciklin e ardhshëm të dialogut me Kosovën do të hapen disa tema politike, për të cilat duhet të ngrihen ekipe negociatore politike.

“Mund të supozohet se në vendin tonë do të jetë një pozicion politik, por unë besoj se kjo do të varet nga qëndrimi i qeverisë së re serbe“, ka theksuar ai.

Ivanoviq ka shtuar se edhe Prishtina duhet të përgjigjet me të njëjtën mënyrë duke thënë se “te ta vështirë se do të mund të ngritet niveli mbi atë të zëvendës- kryeministrit dhe se negociatorët duhet të jenë të pranueshëm për Serbinë, sepse përndryshe nuk do të ketë negociata”.

Bisedimet teknike mes Kosovës e Serbisë, të lehtësuara nga Brukseli, u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Serbi.

Nuk është caktuar ndonjë agjendë për rifillimin e tyre, ndërkohë, që ka zëra në rritje, se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e mëhershme, nuk do ketë rinisje të tyre.

Bisedimet e nisura në mars të 2011 kanë priodhuar shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre, ka ngecur, dhe për këtë, si Kosova, ashtu edhe Bashkimi Evropian, fajin e ka hedhur te Beogradi zyrtar.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG