Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Dorëheqja e Kuçit, standard i munguar


Kryeministri i Kosoves,Hashim Thaci

Kryeministri i Kosoves,Hashim Thaci

Kryeministri Hashim Thaci deklaroi sot se dorëheqja e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi është bërë për shkaqe morale.

Thaçi gjatë qëndrimit në Tiranë, citohet të ketë thënë se ky veprim instalon në Kosovë një standard të ri.

“Ka qenë debat që është përcjellë me opinione të ndryshme, me diçka të re në Kosovë. Z Kuci bashkëpunëtor imi i ngushtë dhe njeri i suksesshëm në Qeverinë e Kosovës i ka dhënë opinionet e tjera. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur në Parlamentin e Kosovës", citon Ballkan Web kryeministrin Thaçi.

"Zv/kryeministri kishte bërë një deklaratë publike që potenconte se nëse kalonin nenet do të dorëhiqej. Unë kërkova menjëherë që nenet 37 e 38 të riprocedohen në Kuvend. Kuçi me veprimin e tij ka instaluar një standard të munguar në Kosovë, atë moral të fjalës së dhënë. Ai do mbetet bashkëpunëtor imi i ngushtë”, tha Thaçi gjatë një konference për gazetarë në Tiranë, i pyetur rreth dorëheqjes së Hajredin Kucit.
XS
SM
MD
LG