Ndërlidhjet

Hoxhaj viziton Maqedoninë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën fillon një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

"Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni", thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme.

"Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG