Ndërlidhjet

Gaza feston fitoren e Morsit


Mohamed Morsi

Mohamed Morsi

Ripi i Gazës ka shpërthyer në festime pas lajmit se në Egjipt ka fituar kandidati për president i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Morsi.

Njerëzit kanë vërshuar në rrugë në qytetin e Gazës për të festuar, njerëzit kanë gjuajtur me armë automatike në ajër, ndërsa altoparlantet e xhamive kanë gjëmuar nga lutjet dhe falenderimet për Zotin.

Komisioni Zgjedhor i Egjiptit tha se Morsi ka fituar 52 për qind të votave, kundrejt rivalit të tij, ish kryeministrit në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik, që ka marrë 48 për qind.

Dhjetëra mijëra mbështetës të Morsit ndërkohë, kanë shpërthyer në hare në sheshin Tahrir të Kajros, kur janë lexuar rezulatet në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizion.

Zgjedhjet e 16 dhe 17 qershorit kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale të lira në Egjipt.

Komisioni Zgjedhor tha se pejsëmarrja në to ishte 51.8 për qind.
XS
SM
MD
LG