Ndërlidhjet

Ekstradohet ish kryeministri i Libisë?


Ilustrim
Ilustrim
Raportet e mediave që citojnë burime në Libi dhe Tunizi thonë se qeveria tuniziane ka ekstraduar ish kryeministrin në kohën e Gadafit në Libi.

Agjencia e lajmeve e Tunizisë, TAP duke cituar burime presidenciale, tha se Ali al-Baghdadi al-Mahmudi ka mbërritur të dielën në Tripoli.

Një zyrtar libian nga Ministria e Mbrojtjes tha për Reuters se al-Mahmudi po mbahet në paraburgim në Tripoli.

Al Mahmudi ka qenë kryeministër, deri në kohën kur ka ikur në Tunizinë fqinje gjatë ditëve të fundit të regjimit të Gadafit.

Ai është arrestuar më 21 shtator.

Gjykatat tuniziane kanë miratuar dhënë kërkesën e Libisë për ta ekstraduar al-Mahmudin, por presidenti Moncef al-Marzuki tha në muajin maj se ishte kundër transferimit derisa Libia të garantojë se ai do të marrë një gjykim të drejtë.
XS
SM
MD
LG