Ndërlidhjet

Çiftit kroat i 'zhduket' biblioteka


Ilustrim
Ilustrim
Një çift kroat mbërriti në shtëpi nga pushimet për të zbuluar se biblioteka e tyre private prej disa mijëra librash është zhdukur nga shtëpia e tyre në qendër të Zagrebit, ka njoftuar të dielën policia.

Burri 74-vjeçar dhe gruaja e tij, 64 vjeçe, tha se koleksioni kishte vlerë prej “disa dhjetëra mijëra kunash” (disa mijëra euro) duke përfshirë këtu libra antike, të mbledhur përgjatë viteve të tyre”, ka bërë më dije policia përmes një deklarate.

Policia ka nisur një hetim për të gjetur hajnat.
XS
SM
MD
LG