Ndërlidhjet

NATO do diskutojë rrëzimin e avionit turk


Aeroplan luftarak turk
Aeroplan luftarak turk
Ambasadorët e NATO-s do të diskutojnë në javën që po hyjmë, nëse do të reagojnë ndaj rrëzimit të një aeroplani luftarak turk nga ana e Sirisë, edhe pse Turqia këmbëngul se avioni gjendej në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Agjencia e lajemve, Associated Press thotë se ka pak të ngjarë që alenaca të ndërmarrë ndonjë aksion ushtarak.

Televizioni turk raportoi se Ankaraja i ka dërguar një notë proteste Sirisë në lidhje me rrëzimin e aeroplanit luftarak turk në Mesdhe.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se aeroplani luftarak Phantom ka qenë në një mision trajnimi rutinor, kur pa qëllim ka hyrë në hapësirën ajrore siriane, dhe është qëlluar pasi që ishte kthyer në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur në ujërat siriane në një thellësi prej 1 mijë metrash.

Nuk është gjetur asnjë gjurmë e dy pilotëve.

Ankaraja ka bërë thirrje për një takim të aleancës ushtarake të NATO-s në lidhje me këtë çështje, që ndodhi në mes të zemërimit në rritje të Truqisë për shkak të trazirave më se njëvjeçare të përgjakshme në Sirinë e udhëhequr nga Bashar al-Asadi.
XS
SM
MD
LG