Ndërlidhjet

Italia mposht Anglinë, shkon në gjysmëfinale


Euro 2012

Euro 2012

Italia e ka mposhtur Anglinë me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penaltive, duek avancuar kështu në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Alesandro Diamanti shënoi golin vendimtar, pasi që ekipet edhe pas lojës shtesë nuk shënuan asjë gol.

Ndeshja e së dielës ishte përplasja e parë mes dy ekipeve për më shumë se një dekadë.

Tash Italia do të luajë kundër Gjermanisë, kampiones së trefishtë evropiane.

Në gjysmëfinalen tjetër , Spanja do të luajë kundër Portugalisë, pasi që mposhti Francën me rezultat 2-0 në kuadër të çerekfinales, që u luajt të shtunën në Donetsk të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG