Ndërlidhjet

SHBA dënon rrëzimin e avionit turk


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka dënuar Sirinë për atë që e quajti “rrëzim të pacipë dhe të papranueshëm” të aeroplanit luftarak turk mbi Mesdhe.

Klinton, në një deklaratë me shkrim, tha se ky është “një reflektim tjetër i mospërfilljes që autoritetet siriane ua bëjnë normave ndërkombëtare, jetës së njeriut dhe paqes e sigurisë”.

Klinton ka thënë se ka folur me homologun turk, Ahmet Davutoglu për t’ia përcjellë “shqetësimet serioze” të SHBA-së.

Davutoglu tha të dielën se forcat siriane kanë qëlluar një aeroplan luftarak turk në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pasi që shumë shkurt kishte hyrë në hapësirën ajrore siriane.

Ambasadorët e NATO-s do ta diskutojnë këtë çështje të martën.
XS
SM
MD
LG