Ndërlidhjet

Putin nis vizitën në Izrael


Presidenti rus Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin nis një vizitë të hënën në Izrael.

Juri Ushakov, asistent i presidentit për Çështjet Ndërkombëtare tha se Putini do të takojë liderët izraelitë për të “shkëmbyer pikëpamjet për çështjet thelbësore në agjendën ndërkombëtare”.

Ai tha se aty hyjnë situata aktuale në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, në veçanti zhvillimet në lidhje me Sirinë dhe Iranin dhe gjendjen e procesit negociator palestinezo-izraelit.

Gjatë viiztës ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Natanjahun dhe presidentin Shimon Peres dhe do të zbulojë një memorial në qytetin e Natanjahut në nder të fitores së Armatës së Kuqe kundër Gjermanisë naziste.

Putin do të jetë në rajon dy ditë, gjatë të cilave pritet të vizitojë edhe territoret palestineze si dhe Jordaninë.
XS
SM
MD
LG