Ndërlidhjet

Marzuk denoncon ekstradimin e ish kryeministrit libian


Presidenti i Tunizisë Moncef Marzuk
Presidenti i Tunizisë Moncef Marzuk
Presidenti i Tunizisë Moncef Marzouki e ka cilësuar ekstradimin e ish kryeministrit libian nga ana e qeverisë tuniziane si një akt “ilegal”.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Marzukit denoncohet vendimi i kryeministrit Hamadi Xhebali për ekstradimin e Baghdadi al-Mahmudit, duke thënë se ai u ndërmor pa u konsultuar me të.

Al Mahmudi ka qenë kryeministër, deri në kohën kur ka ikur në Tunizinë fqinje gjatë ditëve të fundit të regjimit të Gadafit.

Ai është arrestuar më 21 shtator.

Gjykatat tuniziane kanë miratuar dhënë kërkesën e Libisë për ta ekstraduar al-Mahmudin, por presidenti Moncef al-Marzuki tha në muajin maj, se ishte kundër transferimit derisa Libia të garantojë se ai do të marrë një gjykim të drejtë.
XS
SM
MD
LG