Ndërlidhjet

Vriten 6 ushtarë pakistanezë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Zyrtarët e Pakistanit thanë se më shumë se 100 talibanë kanë kaluar nga Afganistani dhe kanë sulmuar tri postblloqe të ushtrisë pakistaneze, duke vrarë të paktën gjashtë ushtarë.

Zyrtarët ushtarakë thanë se të paktën 11 sulmues janë vrarë në përleshje, që zgjati 40 minuta në zonën Soni Dar të qarkut të Dirit të Epërm.

Një zëdhënë i talibanëve Saruj ul-Hak në zonën e Malakandit, ka thënë se grupi Tehrik-e-Taliban Pakistan merr përsipër sulmin.

Sulmet e së dielës ishin të fundit në një seri aksionesh përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.
XS
SM
MD
LG