Ndërlidhjet

Luksemburg: Takohen kryediplomatët evropianë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Luksemburg.

Sekretari i Jashtëm britanik Uilljam Hejg tha se temë kryesore e diskutimit do të jetë kriza në Siri.

Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë edhe për Egjiptin, reagimet e BE-së për zhvillimet në Pranverën Arabe dhe sanksionet kundër Iranit.

Konferenca e ministrave të Jashtëm do të mbahet një ditë para takimit të ambasadorëve të NATO-s.

Aleanca tha se ambasadorët do të mblidhen pas kërkesës së Turqisë për konsultime në lidhje me rrëzimin e një aeroplani të saj ushtarak nga ana e Sirisë.
XS
SM
MD
LG