Ndërlidhjet

Shpërthimi në "Bill Klinton", shtyhet paraburgimi për të dyshuarit


Ilustrim
Ilustrim
Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj Bejtullah Mehmetit, Bekim Sumës dhe Luan Qerkinit, thuhet në një njoftim për media të EULEX-it.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut vendosi për vazhdimin e paraburgimit të dyshuarve me kërkesë të prokurorit dhe pasi shqyrtoi përgjigjen e avokatit mbrojtës ndaj kësaj kërkese.

Trupi gjykues vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen; se ekziston rreziku i arratisjes për shkak të natyrës së rëndë të veprave, si dhe për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund t’i pengojnë procedurat penale”, thuhet në komunikatë.

Mehmeti, Suma dhe Qerkini janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Klinton.

Ata akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës
XS
SM
MD
LG