Ndërlidhjet

logo-print

Spanja kërkon kredi shpëtimi


Ilustrim

Ilustrim

Spanja ka kërkuar zyrtarisht një kredi shpëtimi në vlerë prej 100 miliardë eurosh nga partnerët e eurozonës për të ruajtur sistemin ‘e sëmurë’ bankar të saj.

Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos ia ka dërguar një letër presidentit të Eurogroup-it Zhan-Klod Xhanker, dhe i ka kërkuar zyrtarisht “ndihmë financiare”.

Në letër nuk është përfshirë ndonëj shifër, dhe nuk dihej se çfarë vlerëe kërkonte Spanja.

Më herët u raportua se bankave spaniolle do t’iu duhet një pako prej 62 milionë eurove për t’i mbijetuar krizës financiare.

Eurozona më herët ka dhënë indikacione se është e përgatitur që të japë deri në 100 miliardë euro për sistemin bankar në Spanjë, që po vuan nga kriza e gjatë ekonomike dhe papunësia prej 25 për qind.
XS
SM
MD
LG