Ndërlidhjet

BE me sanksione të reja ndaj Sirisë


Takim i Ministrave të Jashtëm të BE-së, Bruskel, foto nga arkivi

Takim i Ministrave të Jashtëm të BE-së, Bruskel, foto nga arkivi

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad për shkak të aksionit të tij 15 mujor kundër kryengritësve opozitarë.

Hapi i së hënës erdhi pasi që forcat e armatosura siriane qëlluan dhe rrëzuan një aeroplan ushtarak të aleates së NATO-s, Turqisë.

BE tha se ministrat e Jashtëm në takimin e tyre në Luksemburg, u pajtuan për sanksionet që kanë në shënjestër një individ sirian dhe gjashtë entitete.

Nuk janë dhënë detaje për të prekurit.

Një numër prej 129 individëve dhe 49 entiteteve siriane janë subjekt i sanksioneve të vendosura nga BE-ja.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, po ashtu lavdëruan Turqinë për përmbajtjen e treguar pas rrëzimit të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG