Ndërlidhjet

Hoxhiq: Qytetarët e veriut të bashkëpunojnë me zyrën në veri


Mëhalla e Boshnjakëve, Mitrovicë
Mëhalla e Boshnjakëve, Mitrovicë
Shefja e zyrës administrative të qeverisë së Kosovës ne veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka thënë se qytetarët e veriut të Kosovës, shumica e të cilëve të përkatësisë serbe, duhet të bashkëpunojnë me institucionet e qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë dhënë së përditshmes së Novi Sadit, “Danas”, zonja Hoxhiq ka thënë se zyra e re u takon krejt qytetarëve të veriut të Mitrovicës dhe janë pikërisht këta qytetarë që do të udhëheqin me të.

Ajo ka thënë gjithashtu se prêt bashkëpunimin e sektorit joqeveritar, por edhe të vetë qytetarëve, sepse, siç ka thënë, është detyrë e tyre të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për qtytetin e tyre.

“Fundja, administrata të cilën do ta udhëheq unë, nuk do t’i marrë vendimet kokë më vete, por ekskluzivisht me bekimin dhe mendimin e qytetarëve”, ka thënë Hoxhiq.
XS
SM
MD
LG