Ndërlidhjet

Hoxhaj: Maqedonia, partner i rëndësishëm politik


Ministri i Jashtëm i kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Popovski, Shkup, 25 qershor, 2012
Ministri i Jashtëm i kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Popovski, Shkup, 25 qershor, 2012
Maqedonia për Republikën e Kosovës është një partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik, ka deklaruar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj në takimin e sotëm me homologun e tij, Nikolla Popovskin në Shkup.

Hoxhaj me kete rast tha se Kosova në vitin e ardhshëm do të fillojë ta ndërtojë autostradën që do ta lidhë Prishtinën me Shkupin përmes Hanit të Elezit

“Republika e Kosovës ka më së shumti marrëveshje të nënshkruara me Republikën e Maqedonisë ka vizita të shumta në nivele të ndryshme në mes të vendeve tona dhe ka bashkëpunim të rëndësishëm në fusha të rëndësishme të jetës. Kosova në vitin e ardhshëm do të fillojë ta ndërtojë autostradën që do ta lidhë Prishtinën me Shkupin përmes Hanit të Elezit. Dhe ne biseduam se si në një të ardhme të afërt qytetarët e dy vendeve tona të lëvizin lirshëm vetëm me kartat e identitetit në mes Kosovës dhe Maqedonisë”, tha Hoxhaj.

I pyetur për rastin e Smillkovcit ai tha se në mes ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe policisë ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Të dy ministrat tanë janë në kontakt të përhershëm kanë pasur edhe takime gjatë këtij viti. Prandaj falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer që kemi dhe çështjet e tilla nuk janë çështje të cilat i rëndojnë relacionet tona. Unë para se të vij në këtë vizitë kam biseduar me kolegët e mi në Prishtinë dhe ata më kanë thanë se janë në kontakt me kolegët e tyre në Shkup dhe i dinë detajet. Mirëpo nuk kanë qenë temë e bisedës që kemi pasur”, është shprehur shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG