Ndërlidhjet

Arta Rama-Hajrizi, dekretohet si gjyqtare në Kushtetuese


Arta Rama-Hajrizi betohet si gjyqtare në Kushtetuese, Prishtinë, 25 qershor, 2012

Arta Rama-Hajrizi betohet si gjyqtare në Kushtetuese, Prishtinë, 25 qershor, 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e zonjës Arta Rama - Hajrizi, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

"Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Kosovës për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 7 qershor 2012, nr. prot. 696", thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentes së Kosovës.

Zonja Arta Rama – Hajrizi dha sot edhe betimin para Presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG