Ndërlidhjet

Atleteve saudite iu lejohet pjesëmarrja në Olimpiadë


Flamujt e shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadë, Londër, 2012

Flamujt e shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadë, Londër, 2012

Arabia Saudite tha se për herë të parë, atletet nga kjo mbretëri do të lejohen që të marrin pjesë në Lojërta Olimpike.

Ambasada Saudite në Londër bëri publik vendimin një muaj para hapjes së garave që zhvillohen në kryeqytetin britanik.

Raportohet se Dalma Malhas mund të jetë atletja e parë saudite që kualifikohet.

Lëvizja vjen pasi që grupet për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik që t’ia ndalojë pejsëmarrjen Arabisë Saudite, për shkak se ka dështuar ta dërgojë një femër të vetme në Olimpiadë.

Çështja e sportit mbetet shumë e ndjeshme në Arabinë myslimane Saudite, ku femrat edhe më tutje nuk lejohen të ngasin makina dhe përballen edhe me kufizime të tjera.
XS
SM
MD
LG