Ndërlidhjet

Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit


Ilustrim
Ilustrim
Kabineti i Kuvajtit ka dhënë dorëheqje, disa ditë pasi që gjykata e lartë shfuqizoi zgjedhjet legjislative, citon AFP mediat lokale në Kuvajt.

Kabineti qeveritar u formua katër muaj më parë, pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, në të cilat opozita korri një fitore impresive, duke siguruar shumicën.

Ky është kabineti i nëntë qeveritar i vendit anëtar të OPEC-ut që jep dorëheqje, që nga shkurti i 2006-ës. Dy nga ministrat e kabinetit 16 anëtarësh u detyruan të japin dorëhejqe në javët e kaluara.
XS
SM
MD
LG