Ndërlidhjet

Helmohen mbi 40 policë afganë


Policia lokale afgane

Policia lokale afgane

Zyrtarët thanë se më shumë se 40 zyrtarë të policisë janë helmuar në një akademi policore në jug të vendit.

Autoritetet e provincës Helmand thanë se oficerët ndjenin kokëdhembje dhe filluan të vjellin pasi që kishin ngrënë mëngjes në akademinë policore në Lashkargah.

Të helmuarit janë dërguar në një spital ushtarak, ku njëri nga oficerët është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Autoritet po zhvillojnë hetime në lidhje me rastin.

Incidenti konsiderohet të jetë i fundit në serinë e rasteve të ngjashme në provincat jugore dhe veriore të Afganistanit, ku nxënëset ishin kryesisht viktima të helmimit.
XS
SM
MD
LG