Ndërlidhjet

Opozitari rus hyn në bordin e kompanisë ajrore shtetërore


Aleksei Navalni
Aleksei Navalni
Aktivisti i shquar opozitar dhe blogeri kundër korrupsionit Aleksei Navalni është zgjedhur në bordin e drejtorëve të kompanisë më të madhe shtetërore ruse, Aeroflot.

Navalni është nominuar në bord nga Banka e Rezervave Kombëtare e tajkunit mediatik Aleksandër Lebedev, që ka në pronësi afër 15 për qind të aksioneve të Aeroflotit.

Avokati Navalni ka qenë në mesin e liderëve të shquar opozitarë që kanë protestuar pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

I përmendur shpesh si kandidat i mundshëm për president në të ardhmen, vetë Navalni nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.
XS
SM
MD
LG