Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Timoshenkos


Shtypi polak bën thirrje për lirimin e Timoshenkos
Shtypi polak bën thirrje për lirimin e Timoshenkos
Një gjykatë ukrainase shtyri të hënën një gjykim tjetër ndaj ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko, deri kah mesi i muajit korrik.

Gjykata gjithashtu urdhëroi ekzaminimin shëndetësor të Timoshenkos për të parë se a do të jetë ajo në gjendje fizike për t’u përballur me gjykimin.

Gjatë gjykimit do të shqyrtohen akuzat sipas të cilave Timoshenko u është shmangur taksave prej miliona dollarësh gjatë drejtimit të një kompanie të energjisë, të cilën ajo e udhëhiqte në vitet e 90-ta.

Timoshenko nuk ishte e pranishme në seancën e radhës gjyqësore për shkak të, siç thuhej, problemeve shëndetësore.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë caktuar ish-presidentin e Polonisë, Aleksandër Kvasnievski dhe politikanin irlandez, Pet Koks, si monitorues të gjykimit.

Timoshenko ka kohë që është duke vuajtur dënimin me burg prej shtatë vjetësh lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke e cilësuar politikisht të motivuar procesin ndaj saj.

Rasti i Timoshenkos ka shtyrë disa politikanë evropianë që të bojkotojnë lojërat e Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Ukrainë dhe në Poloni.
XS
SM
MD
LG